Legjenda e qepës
Në vitin 1918, gjatë epidemisë së gripit ku humbën jetën dhjetëra miliona njerëz në botë, një mjek vizitoi shumë fermerë për të gjetur një mënyrë që të luftonin gripin.
Shumë familje fermere i kishte zënë gripi dhe vetëm një familje nuk kishte asnjë pjestar të prekur.
Mjeku kur vajti atje pa se të gjithë ishin të shëndetshëm.
Mjeku i pyeti ata se çfarë kishin bërë që ishin kaq të shëndetshëm.
Bashkëshortja e fermerit i tregoi se vendoste në çdo dhomë nga një qepë me lëkurë.
Mjeku nuk e besoi, megjithatë i kërkoi që t’i jepnin një nga këto qepë.
Më pas ai shkoi në laboratorin e tij dhe e pa qepën me mikroskop.
Për çudi ai gjeti aty viruset e gripit, që ishin përthithur dhe në këtë mënyrë familja kishte mbetur e shëndetshme.
Duke mbajtur një qepë në dhomë, edhe nëse ju zë gripi, ka mundësi që simptomat e tij të jenë tepër të lehta. /Anila Kalleshi/

