Lejohen ceremonitë fetare, dasmat dhe ahengjet – jo

Masat e reja të qeverisë së Kosovës kundër koronavirusit, të cilat kanë hyrë në fuqi sot, ndër të tjera përfshijnë edhe ceremonitë martesore dhe ato fetare. Të parat nuk lejohen gjatë dy javëve të ardhshme, për sa zgjasin këto masa, ndërkaq të dytat nuk ndalohen, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Ndalohen të gjitha tubimet publike, përfshirë seminaret, punëtoritë, dasmat dhe ahengjet familjare, si dhe çfarëdo forme tjetër organizimi ku ka grumbullim të njerëzve, përjashtimisht për rastet e lejuara me këtë vendim;

Qytetarëve të Republikës së Kosovës u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare në objektet fetare dhe jashtë tyre, në përputhje me Manualin për mbrojtje nga përhapja e COVID -19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjes në objekt.

Masat do të rishikohen pas dy javësh dhe varësisht prej gjendjes pandemike, do të lehtësimin ose ashpërsimin e tyre.

Ditëve të fundit ka pasur rritje të jashtëzakonshme të rasteve pozitive me COVID 19./Mediafokus.info