Lejohet pjesëmarrja e qytetarëve në ceremonitë fetare

Qeveria e Kosovës ka miratuar masa të reja lehtësuese për COVID-19, ku ndër të tjera përfshihen edhe ceremonitë fetare, raporton Mediafokus.info

“Qytetarëve të Kosovës u lejohet pjesëmarrja në ceremonitë dhe veprimtaritë fetare, në objektet fetare dhe jashtë tyre në përputhje me Manualin për mbrojtjen nga përhapja e COVID-19. Matja e temperaturës është e detyrueshme për të gjithë gjatë hyrjeve në objekte”, thuhet në pikën 10 të vendimit të qeverisë së Kosovës.

Një pikë tjetër e kësaj pako të masave, është edhe zgjatja e punës së gastronomisë deri në ora 23:30. /Mediafokus.info