Lëndohen katër persona pas një vetaksidenti në Zhegër

Raportohet se në fshatin Zhegër më 12.07.2023 – 01:10, ka ndodhur një vetaksident trafiku me lëndime ku i përfshirë ka qenë një automjeti udhëtarëve me targa vendore dhe me drejtues mashkull kosovar.

Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar drejtuesi i automjetit si dhe tre pasagjerët. Të lënduarit pas tretmanit mjekësor lirohen për në shtëpi, njofton policia në raportin 24-orësh.