Lëndohet një person nga aksidenti në trafik

Një aksident trafiku mes dy veturave ka ndodhur sot në fshatin Rogovë të komunës së Gjakovës. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime të rënda trupore ka pësuar një person.

Aksidenti është konfirmuar edhe nga zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj.

Gjurkaj tha se gjatë tejkalimit, vozitësi ka humbur kontrollin dhe ka dalur jashtë rrugës, ku si pasojë ka goditur shtyllën elektrike të betonit, ndërsa ka dëmtuar edhe një veturë të cilën e kishte tejkaluar.