Lëngu i supës po dëmton malin më të lartë, paralajmërohet rreziku
Mali Halla, me përmasa 1947 metra i lartë, është mali më i lartë i vendit dhe ndodhet në destinacionin popullor të pushimeve në ishullin Jeju.
Në Korenë e Jugut, është në modë që alpinistët të marrin me vete një lloj supe që shërbehet në një termus të vogël.
Pankartat e vendosura rreth malit shkruajnë: “Le ta ruajmë malin Halla të pastër për pasardhësit tanë”.
“Supa përmban shumë kripë, kështu që hedhja e saj përgjatë rrjedhës së ujit të luginës e bën të pamundur që insektet ujore të jetojnë në ujë të kontaminuar. Kjo shton rrezikun e zhdukjes së shumë specieve endemike”, shkroi Zyra e Parkut Kombëtar në një postim në Facebook.
Pirja e duhanit, lënia e ushqimit dhe mbeturinave, hyrja dhe pirja e paautorizuar janë të ndaluara në mal, dhe ata që shkelin rregullat mund të përballen me gjoba deri në 2,000,000 ëon (1442.15 dollarë)/A2CNN

