Lëshohen në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2 (Video)

Në Cape Carnaval të Florida janë lëshuar në hapësirë satelitët Albania 1 dhe Albania 2.

Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri Edi Rama, i cili ka ndarë edhe videon e momentit kur satelitët lëshohen në hapësirë.

“Ja dhe kjo, u tha, u bë. Sapo është lëshuar nga Cape Canaveral, Florida raketa Falcon 9, misioni i përbashkët i SpaceX Transporter 6 që transporton për në hapësirë edhe satelitët tanë, Albania 1 dhe Albania 2”, njofton kryeministri në një postim në Facebok.