Lëshohen në qarkullim autobusët pa shoferë

Kanë hyrë në përdorim autobusët pa shoferë, të zhvilluar nga prodhuesi i automjeteve ”Hyundai”.

Kjo ka ndodhur në kryeqytetin e Koresë së Jugut, Seul.

Mediat vendase njoftuan se autobusët pa shoferë filluan të përdoren. Autobusët qarkullojnë midis Sewoon Mall dhe Cheonggye Plaza rreth 3 kilometra.

Thuhet se autobusët e prodhuar nga ”Hyundai” mund të udhëtojnë në destinacionin e caktuar falë kamerave dhe rrezeve lazer.

Qytetarët duke rezervuar udhëtimin mund të hipin në autobusë pa pagesë.

Autobusët përdoren për distanca të shkurtra, në kuadër të masave të përkohshme të sigurisë ndërsa në të ardhmen distancat do të zgjerohen.