“Liburni erdhi me porosi nga Dejona dhe Rizvanolli”, Lahu zbulon skemat e Kurtit për ZRRE-në
Berat Lahu që braktisi Lëvizjen Vetëvendosje ka zbuluar skemat e Albin Kurtit dhe vartësve të tij në çështjen e emërimit të kryetarit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë.
Lahu ka kujtuar se ia kishte mësyrë kësaj pozite dhe se kishte njoftuar Dejona Mihalin se do të tërhiqej nga angazhimi politik për të aplikuar në ZRRE.
Mirëpo ai ka thënë se pak para kësaj, Dejona dhe Nagip Krasniqi e kishin pyetur se kush është Ymer Zejnullahu. Ai e ka pranuar se dy zyrtarët kishin ardhur me kërkesë nga Kurti.
Ai ka treguar se kishte dalë i pari pasi kishte kandiduar, por ka thënë se Mihali dhe Artane Rizvanolli e kishin dërguar Liburn Aliun, i cili është mik i Lahut.
“Vjen Liburni dhe më thotë se kam një porosi nga Dejona dhe Rizvanolli që të tërhiqesh nga gara”, ka thënë Lahu.
“Ai thotë që është kërkesë e tyre. Arsyeja ishte se do të bëhej debat publik se unë e Liburni jemi mik e dhëndër”, ka shpjeguar ai.
“Albin Kurti më telefonoi dhe në 24 minuta më kërkoi që të tërhiqem nga gara. Më uroi për rezultatin, por bëhet temë nepotizmi e kështu”.
“Unë i thash se këta që janë poshtë meje në listë nuk e meritojnë. Mbetet që unë nuk tërhiqem”, tregon ai.
“Ai pastaj ku dashtë me shku pa lejen e kryeministrit, më shumë e thotë se në çështje shakaje për shkak se njiheshim”, ka thënë Lahu.
Pastaj emri i Lahut u dërgua në qeveri, por jo edhe në Parlament.
“Në vitin 2021 unë nuk e besoja që VV-ja do ta përzgjedhtë Zejnullahun. Por në vitin 2025 e kam parë që VV-ja e ka përzgjedhur për ZRRE”

