“Lidhja e shkurtër” – ekspozitë (+18)
Të hënën, më 21 mars 2022, ora 19:30, në Galerinë e qytetit në Gjilan (në anën e majtë dhe të poshtme të Teatrit të qytetit) – në ditën e fillimit të stinës së pranverës, do të hapet ekspozita personale “Lidhja e shkurtër” nga Avni Rudaku, i njohur ndryshe si Rudi Fiqiruesi, me kurator Abedin Azizin, i njohur veçse si Dini, nën organizimin e “Varg e Vi”, me menaxhim të projektit nga Avni Shkodra, dizajnin dhe fotot nga Migjen Fazliu, përkrahur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport e Republikës së Kosovës.
Hyrja në ekspozitë është falas dhe pa ftesa, po nuk lejohet për personat nën 18 vjeç, as fikall, as nën shoqërimin e më të rriturve!
‘Në kontekstin edhe të debatit parlamentar dhe mosmiratimit të Projektkodit Civil të Republikës së Kosovës, ju ftoj të vini e të shihni një qasje krejt tjetër mbi seksualitetin njerëzor, bazuar në shkencë dhe art, me një medium të veçantë të artit bashkëkohor: instalacionin’ – ka thënë autori i ekspozitës, Avni Rudaku.


 
 
						 
						