Ligji i Pagave gëzon asamblistët, iu rriten pagat ndjeshëm

Vlera e koeficientit të pagave për vitin 2023 do të jetë 105 euro. Kështu ka deklaruar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, të martën.

Në mesin e rreth 83 mijë punonjësve publikë, të prekur nga ky ndryshim i pagës janë edhe asamblistët e kuvendit komunal në Kosovë.

Sipas Ligjit të Pagave, asnjë nga asamblistët nuk do ta kenë pagën e njëjtë, por e njëjta do të ndahet varësisht prej banorëve që ka një komunë e caktuar, raporton Paparaci.

Rrjedhimisht, pagat asamblistëve do të iu rriten ndjeshëm, pasi deri më tani ata kishin një rrogë bazë prej 220 euro.

Shembull, asamblistët e Komunës së Prishtinës do ta kenë rrogën më të lartë në Kosovë.

Ata do t’i marrin 630 euro pagë mujore duke filluar nga 1 marsi, pasi koeficienti i tyre është caktuar të jetë 6. Pra, ata kanë një rritje prej më shumë se 400 euro, krahasuar me pagat e tyre të deritanishme.

Megjithatë, pas tyre, vinë asamblistët, komunat e së cilëve kanë mbi 100 mijë qytetarë. Kësisoj, ata marrin 619.5 euro në muaj.

Të fundit në këtë listë do të jenë këshilltarët komunalë nga Juniku. Sipas këtij ligji, ata do të marrin 556 euro bruto, e cila po ashtu është një rritje e ndjeshme.

Më poshtë gjeni edhe të plotë listën që prek anëtarët  e kuvendit komunal nëpër të gjitha komunat e Kosovës. E njëjta gjë vlen edhe për kryetarët e komunave dhe drejtorëve komunalë.