Limaj ‘fsheh’ telashet mes partnerëve, Haradinaj nuk mund ta ‘fsheh’ kollën
Ka përfunduar takimi mes partnerëve të koalicionit qeverisës në Kosovë, LDK-AAK-Nisma. Isa Mustafa nuk është paraqitur fare para medieve, ndërkaq Fatmir Limaj është munduar t’i ‘fsheh’ telashet, derisa Ramush Haradinaj nuk ka mundur ta ‘fsheh’ kollën dhe është larguar.
Sipas Limajt, bëhet fjalë për një takim të rregullt dhe se nuk ka pasur mospajtime mes partnerëve. Ai tha se qëllimi i takimit ishte koordinimi.
“Natyrisht një nga temat kryesore sot ishte dialogu, sidomos pas marrëveshjes në Uashington. Është një moment i ri dhe ne si partnerë duhet të jemi të kujdesshëm. Efikasiteti jonë duhet të shihet edhe të jetë i qartë në tavolinën e bisedimeve përballë ndërmjetësve dhe palës tjetër”, ka thënë Limaj, duke thënë se Kosova duhet të jetë unike që procesi i dialogut të përmbyllet sa më shpejt.
“E kam ftuar këtë takim me kryeministrin Mustafa dhe z.Limaj dhe i kemi biseduar shumë aspekte të dialogut, besoj që ka qenë një takim i dobishëm”, tha ish-kryeministri.

