Limaj, Haxhiu e Gërvalla – propozime të VV-së për kryetar të Kuvendit

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra tha se kanë informacione se kanë dëgjuar emra që mund të propozohen për kryetar të Kuvendit.

Ndër emrat që përmendi janë Fatmir Limaj e Albulena Haxhiu, Donika Gërvalla.

Kur u pyet se a do ta votojnë Haxhiun, Deliu Kodra tha jo.

“Nuk do ta votojmë asnjë kandidat që propozohet nga Lëvizja Vetëvendosje”, u shpreh ajo.