Limaj: Kurti shkeli ‘vijat e kuqe’

Kosova po injoron fuqitë më të mëdha perëndimore që kanë kontribuar në shpalljen e pavarësisë së vendit.

Fatmir Limaj, lideri i Nismës Socialdemokrate, në një intervistë për ABC news tha se vendimet e qeverisë së Kurtit e kane çuar Kosovën në përplasje me aleatët.

Sipas Limaj, Kurti me veprimet e tij të njëanshme ka shkelur vijat e kuqe me aleatët më të ngushtë, ku përfshihet edhe Shqipëria.

Kryetari i partisë opozitare në Prishtinë, u shpreh se aktualisht vendi është futur në një eksperiment të rrezikshëm.

Kreu i qeverisë së Kosovës, sipas Limaj, ka qenë gjithmonë kundër krijimit të një shteti të Pavarur. Ai madje e cilësoi Kurtin si anarkist.

Përplasja më e fundit e qeverisë së Kosovës me aleatët perëndimorë ndodhi pas vendimit të njëanshëm të Kurtit për hapjen e Urës së Ibrit në Mitrovicë, vendim i kundërshtuar nga SHBA dhe BE.

Mirëpo pas vizitës së shefit të CIA-s, William Burns, në Prishtinë, Albin Kurti duket të jetë tërhequr dhe pranuar kërkesat e Uashnigtonit që i ka bërë paralajmërime të qarta.