Limaj: Me Konjufcën ka pirë kafe para dy dite, nga Kurti nuk kam pasur ftesë
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka deklaruar sot para gazetarëve se situata në Kuvendin e Kosovës pritet të përsëritet edhe sot, duke theksuar nevojën urgjente për një marrëveshje politike.
“Ka mundësi të shkohet siç ka shkuar deri tani. Po besoj që sa më shpejt të bëhet ajo shumicë parlamentare dhe gjërat të ecin në rrugën e duhur. Një marrëveshje politike e publikuar dhe pastaj gjërat shkojnë në rrugën e duhur”, tha Limaj.
Ai mohoi të ketë pasur ndonjë takim me kryeministrin në detyrë Albin Kurti, por shprehu gatishmërinë që t’i përgjigjet një ftese, nëse vjen.
“Jam i gatshëm me Kurtin kurdo që kam ftesë, me të gjithë. Sjemi takuar dhe nuk kam ndonjë ftesë. Me Glauk Konjufcën kemi pirë kafe para dy dite, kemi biseduar”, shtoi ai.

