Limaja, pika prej nga shihet ylli polar

Izeir Hyda

(Toponimet e vendlibdjes sime Pogragjë)

Te Vneshti, Arrot dhe Limaja

(Yll-Maja – Il-Maja – Limaja)

Tri topinimet karakteristike për arat e Pogragjës: Te Vneshti, Arrot dhe Limaja janë vet gjuha e tyre.

Gjuha që dëshmon më së miri për pozitën gjeografike, për relievin e tyre dhe për bimët e kultivuara në lashtësi.

Ky kompleks i arave shtrihet në Veri të fshatit Pogragjë.

Nga këndvështrimi i sotëm na dalin toka të pa punuara-djerrina që gradualisht po kthehen në kapital të vjetër – po bëhen male.

Këto ara dikur punoheshin të gjitha. Ato mbilleshin me kultura bujqësore deri në vitet shtatëdhjetë të shekullit kaluar.

Por, ka afër gjysmë shekulli që kanë mbetur djerrina dhe ndoshta as pronarët e tyre nuk i kanë vuzituar më!

Po përmendën më shpesh, tani kohëve të fundit, kur janë bashkuar togfjalëshat ‘arat djerrina’ dhe ‘ thesi i miellit’.

Në realitet këto ara i takojnë kategorisë së dobët dhe nuk është çudi që kanë mbetë djerrina, kur më tepër se gjysma e arave të Kosovës me kualitete edhe shumë më të larta kanë mbetur të tilla!

Dhe ky është një alarm se megjithatë duhet ndryshohet diçka!

Po e paraqes shembullin e një çifti bashkëshortor nga Brazili, “Sebastio dhe Lelia Salgado që i treguan botës se me një grup të vogël njerëzish mund të ndryshojnë diçka. Ata, në tokat djerrina mbollën mbi katër milion fidane”.

Edhe pse dihet që qëllimi kryesor i këtyre shkrimeve është të shpjegohen toponimet dhe kuptimi i tyre, por pse jo edhe ringjallja e dashurisë për vendlindjen dha arat e saj, nga të cilat jemi ushqyer.

Kryesorja, arat janë aty dhe e flasin gjuhën e tyre. Flasin shqip.

Arat Te Vneshti

Këto ara shtrihen në Veri të fshatit, mbi arat e Seilishtës, kryesisht, në Shpatin e keq.

Kanë një pjerrtësi shumë të madhe. Janë në sy të diellit që nga mëngjesi deri në mbrëmje dhe ndoshta ky është shkaku që në të kaluarën kanë qenë të mbjellura me hardhi rrushi. (Dëshmi ka edhe sot.)

Në këto ara ka hardhi rrushi, madja disa parcela, edhe sot, quhen Te Rrushi.

Pra këto ara kanë qenë Vreshta dhe pikërisht për këtë arsye e kanë ruajtur emrin arat Te Vneshti.

Arrotë

Për të kuptuar më mirë toponimin Arrotë duhet t’i rikujtojmë disa toponime të tjera ‘rreth e rrotull’ Pogragjës që në trup të emrit të tyre kanë bashkëtingëllorën ‘rr’ – karakteristike e alfabetit të gjuhës sonë, siç janë: Kurrizi. Rrasa e Lipovicës, Rrasa e Guvenit, Grrella, Skurrini, Qarrishta, Rraha e Tumës (Rraha e Abës Taibe), Te Rrushi, Te Rrethi, Qeshmja e Rrethit, Skrrathi, Fushat Llake-Rrotullake dhe Arrot.

Pra, ky tpoponim i herëshëm është krijuar me bashkim fjalësh (emër + ndajfolje vendi), arat + rrotull, Arat – rrotull – Arrotë.

Vërtetë këto ara kanë formën e harkut dhe shtrihen rrrotull kodrës dhe nga forma e tyre e kanë marrë emrin Arrotë.

Limaja

Këto ara janë më të plleshme se arat Arrot dhe Vneshta. Shtrihen në të djathtë të kodrës me të njëjtin emër – Kodra e Limajës.

Kodra e Limajës është një kodër vullkanike. Dëshmi janë gurët vullkanik që janë gjetur në këtë kodër si dhe burimet e shumta të ujrave termike, në veri të kësaj kodre, nga Kmetovci, Verbica deri në Dobërçan.

Kodra e Limajës është në veri të fshatit Pogragjë afër fshatit Bukovik. Është njëra ndër kodrat më të larta të Pogragjës, me 672m lartësi mbidetare.

Ky toponim i takon llojit të Astronimeve – me origjinë nga emrat e trupave qiellorë. Dhe vërtetë mbi këtë kodër duket Ylli Polar

Ylli Polar- Arusha e Vogël është vija imagjinare që bashkon Polin e Veriut me Polin e Jugut. Është udhërrëfyes për tu orientuar kah Veriu.

Mendoj se ky toponim është një bashkim fjalësh Yll + maja, Il + maja Limaja (ylli – ili).

Pra toponimi Limaja është një ndër toponimet më të vjetra të Pogragjës.

(Foto e një guri vullkanik, i gjetur në Kodrën e Limajës. Gurin e zbuloi Naser Selmani (Nasi Albani) nga Pogragja.)