Limoni “kalavesh” me fruta i kultivuar në shtëpi

Valon Rashiti nga Ferizaj ka kultivuar një rrënjë limoni në shtëpinë e tij, i cili ka dhënë rreth 100 kokrra fruta, me formë, madhësi e cilësi të shkëlqyeshme.

Tani që jemi në dimër, ai e ka futur brenda pemën, në një vazo ku ka arritur lartësi rreth 2 metra dhe siç shihet në foto, është “kalavesh” me fruta limoni.

“Ata që nuk kanë mundësi të kenë kopsht për të mbjellë pemët të tilla si limoni, këtë mund ta bëjnë edhe në një vazo të madhe”, thotë Valoni.

Sipas tij, limonit i duhet temperaturë e ngrohtë, dritë, diell. Duhet të mbrohet nga i ftohti.

Pra, ata që janë merakli të këtij fruti, limonin mund ta kultivojnë edhe në kushte shtëpie, nëse nuk kanë kopësht.

Një rrënjë si kjo e Rashitit prodhon mjaftueshëm limonë për një familje.  /Mediafokus