Lind fëmija i parë afgan në Shkup, ja si u pagëzua djali

Një grua afgane ka lindur në Klinikën e Gjinekologjisë në Shkup një djalë me peshë 3,2 kg. Djali është pagëzuar me emrin Islam.

Për nder të sapolindurit, Kryqi i Kuq ka organizuar një festë në hotelin Bellvi në Shkup. Janë përgatitur 200 petulla, të cilat janë ndarë në mesin e 149 refugjatëve afganë.

“Me këtë deshëm që në mënyrë tradicionale t’i urojmë mirëseardhje foshnjës”, tha për Zërin e Amerikës, Suzana Paunovska, sekretare pranë Kryqit të Kuq në Shkup.

Nëna dhe foshnja janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në Shkup për momentin janë të vendosur 74 gra afgane, 76 burra dhe 56 fëmijë të moshës nën 18 vjet.