Linda Zeqiri përfaqëson Kosovën në Kampionatin Evropian të Pingpongut në Poloni
Pingponistja më e mirë e Kosovës për disa vite me radhë, Linda Zeqiri do ta përfaqësojë vendin në kampionatin individual ervopian, i cili mbahet në Varshavë të Polonisë.
‘Anëtarja e Klubit të Pingpongut ‘Drita’ (F) nga Gjilani, njëherit kampione e Kosovës në kategorinë e senioreve, Linda Zeqiri, do ta përfaqësojë Republikën e Kosovës në Kampionatin Individual Evropian’, njofton klubi.
Gara zhvillohet nga data 22 deri 27 qershor, në Varshavë të Polonisë.
Kryesia e klubit e ka uruar Lindën për pjesëmarrje në këtë garë dhe i ka dëshiruar fat, e bindur se do të arrijë suksese si gjithmonë./Mediafokus.info

