Linjë e re fluturimi nga Aeroporti i Prishtinës

Një linjë e re ajrore do të fillojë së shpejti nga aeroporti i Prishtinës. Linja Zagreb-Prishtinë-Zagreb do të fillojë nga 13 dhjetori, çdo tё hёnё, të mёrkurë dhe tё shtunë.

“Njё ndёr linjat mё tё reja qё ёshtё shtuar tani ёshtё edhe ajo e Zagrebit, që do tё fillojë nga data 13 dhjetor 2021, çdo tё hёnё, tё mёrkurë dhe tё shtunë me nisje nga Zagrebi pёr nё Prishtinё nё orën 12:15 dhe nga Prishtina nё Zagreb nga ora 14:10. Operatorët ajrorë Fly Reiseburo Prishtina, Air Munich dhe Mysky, tash mё kanё publikuar kёto fluturime nё sistemet e tyre pёr shitjen e biletave. Kёto fluturime do tё operohen nga kompanitё ajrore Croatia Airlines, Trade Air dhe My Wings”, kanë njoftuar nga aeroporti i Prishtinës.