Lipjani me fshatra nesër s’do të kenë ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit ‘Prishtina’, ka njoftuar se nesër, Lipjani me rreth 30 fshatra do të mbesin pa ujë, shkaku i punimeve të KEDS-it.

“Prishtinë, 18 nëntor – Të nderuar konsumatorë të komunës së Lipjanit, pasi kemi marrë informacione nga KEDS, nesër më datë 19 nëntor 2021 , e premte do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike nëpër këto stacione të pompimit: Lipjan, Konjuh, Vrellë dhe Sllovi duke filluar nga ora 10:00-15:00. Me këtë rast pa furnizim me ujë të pijshëm do të mbesin qyteti i Lipjanit në tërësi, të gjitha bizneset në drejtim të QMI-së dhe 30 fshatra të komunës së Lipjanit”, thuhet në njoftim.