Liridon Lekaj fiton ulëse në asamblenë komunale në Kroaci
Dje janë zhvilluar zgjedhjet lokale në Kroaci dhe atje, në Komunën e Medulit, regjioni i Istres, komunitetei shqiptar ka fituar një vend.
Është Liridon Lekaj ai i cili fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci.
Ndërkohë edhe Pal Lekaj ka bërë të ditur këtë përmes një postimi në Facebook, ndërsa thotë se shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues.
“Jam shumë i lumtur për fitoren e listës së Shqiptarëve të Medulinit në Kroaci, të cilët do të përfaqësohen në Asamblenë Komunale nga Liridon Lekaj. Shqiptarët e bashkuar gjithmonë dalin fitues”, ka shkruar ai.
Ndërkaq, vetë Liridoni ka shkruar: “Ju falënderoj nga zemra për besimin dhe përkrahjen tuaj! Ky mandat ju përket juve, sepse unë jam njëri prej jush dhe do të jem gjithmonë në shërbimin tuaj. Jam i gatshëm 24 orë në ditë për çdo problem apo shqetësim që mund të kemi bashkë. Vetëm së bashku mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për të gjithë”.

