Lirohen nga qiraja për një vit shfrytëzuesit e lokaleve në pronësi komunale

Komuna e Gjilanit ka planifikuar njē varg masash lehtësuese për biznese, ku përfshihet edhe qiraja për lokale.

Lehtësirat e popozuara nga drejtoritë përkatëse janë në përputhje me rekomandimet e qeverisë së Kosovës.

Valbona Tahiri, drejtoreshë për Zhvillim Ekonomik, ka thënë se në këtë pako përfshihet  edhe lirimi nga qiraja për një periudhë 12 mujore e shfrytëzuesve të  lokaleve afariste në pronësi komunale.

Kjo do të jetë një ndihmesë për ato biznese që nuk kanë mundur të kryejnë veprimtarinë e tyre të rregullt për shkak të pandemisë./mediafokus.info/