Lirohet Agim Nuha, ushtrues i detyrës së kryeshefit të AZHB-së
Agim Nuha, ushtrues i detyrës së kryeshefit të Agjencisë për Zhvillimin e Bujqësisë (AZHB), që ishte arrestuar dje pas aksionit në Ministrinë e Bujqësisë, është liruar sot.
Kështu ka bërë të ditur Prokuroria Themelore në Prishtinë, e cila ka thënë se Nuha vetëm ishte shoqëruar në stacion policor.
“Personi me inicialet A.N., vetëm është shoqëruar në stacionin policor dhe i njëjti është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Prokuroria ka dhënë detaje të reja edhe lidhur me të arrestuarit e tjerë.
Sipas njoftimit, nga kjo bastisje e realizuar janë konfiskuar rreth 433,160 euro euro, 600 dollarë, 200 franga, 275 lira turke, 15 telefona, 8 vetura, 1 kompjuter, 5 armë, 1 USB dhe 1 vulë.

