Lirohet nga spitali i plagosuri në rastin e vr*asjes së trefishtë në Gjilan
Personi i lënduar të dielën në Gjilan, ku tre persona u vranë, është liruar nga Spitali i Gjilanit për trajtim në shtëpi.
Abdylatif Latifi – shef i repartit të Ortopedisë në Spitalin e Gjilanit ka thënë se ai nuk ka pas lëndime të rënda trupore dhe pas ekzaminimeve, është marrë vendim për lirim.
Ai ka thënë se ky person nuk kishte lëndime nga arma e zjarrit.
Ndryshe, Gjilani vazhdon të jetojë në zi pas vrasjes së tre personave, të dielën – Selami dhe Edmond Hasani, babë e bir dhe një afërm i tyre, Abedin Hoxha.
Policia ka shpallë në kërkim tre persona për këtë rast, kurse një është arrestuar.

