Lirohet shoferi i autobusit të aksidentit në Kroaci
Shoferi i autobusit i cili shkaktoi aksidentin fatal në Slavonski Brod të Kroacisë, ku vdiqën 10 persona, është liruar nga paraburgimi.
Shoferi 52-vjeçar fillimisht ishte ndalur për një muaj paraburgim nga gjykata e Slavonksi Brodit, por kjo masë iu vazhdua pastaj më 22 nëntor.
Kosova dhe Kroacia s’kanë marrëveshje për bashkëpunim në procedurë penale që parasheh ekstradimin reciprok të shtetasve për ndjekje penale.
Nga aksidenti fatal i 25 korrikut lëndime kishin pësuar edhe 20 persona të tjerë, pos 10 të vdekurve.

