Lladrovci: Kurti kur ka thënë ‘hajvanat’ ka qenë ‘i pitë’, nuk ka mundur me përmbajt vetën
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar fyerjet që lideri i VV-së ua kishte bërë liderëve të opozitës pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.
Ai ka bërë me dije se kur Kurti e ka përdorur termin “hajvana” ka qenë i pirë.
gjatë një intervistë në “Debat Plus”, Lladrovci ka thënë se të gjitha iformacionet që i kanë ardhur tregojnë se lideri i VV-së atë natë ka qenë nën ndikimin e alkoolit.
“Kur ka thënë hajvanat i pijtë u kanë, ka pi, kot ua shet myslimanëve që unë nuk pi. Nuk ka mundur me përmbajt vetën e ka gabu, pra gabim ka bërë bre, nuk është bërë kiameti nuk u ka thënë qytetarëve hajvanat, liderëve u ka thënë a liderët po mundohen me gjujt tek qytetarët, nuk iu ka thënë qytetarëve”, ka deklaruar Lladrovci.
Ai ka bërë me dije se ka informacione të bazuara për këtë.
“Jo kërkoj falje publikisht nëse ai konsideron që nuk ka qenë i pijtë, krejt informacioneve që më vijën ka qenë i pirë”, është shprehur i pari i Drenasit.

