Lladrovci ka theksuar se PDK-ja e tanishme nuk është siç ishte kur në krye të saj ishin udhëheqësit që tani gjenden në Hagë, derisa sipas tij, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi do të duhej të jepte dorëheqje.

“Unë jam i gatshëm t’ia shtrijë dorën gjithsecilit, si partia e liderëve tanë, partia shtet-ndërtuese e shtet-themeluese, parita e lirisë me vazhdu me qenë qysh e kanë lënë liderët tanë jo ashtu siç kanë vendosë me udhëheqë disa liderë të ri të cilët e kanë keqpërdorë rëndë besimin e logos, besimin e qytetarëve kudo që janë përkrahës të PDK-së”.

“Ne do t’ia kthejmë dinjitetin ngadalë, sigurisht do të ndjekim cdo procedurë. E drejtë morale e kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka qenë të jap dorëheqje”, deklaroi para mediave Lladrovci.