Loja kthehet në sherr ndërmjet një grupi të rinjsh
Një lojë bilardoje është kthyer në sherr ndërmjet 9 të dyshuarve në Gllogoc, ku tre prej tyre kanë pësuar lëndime trupore.
Policia njofton për tre të arrestuar.
Njoftimi i plotë:
LËNDIM I RËNDË TRUPOR, PJESMARRJE NË RRAHJE & ARMËMBAJTJE PA LEJE
Rr. Ilaz kodra, Gllogoc 24.11.2022 – 23:16. Raportohet se pas një mosmarrëveshje në një biliardo, janë përfshirë në rrahje nëntë të dyshuar meshkuj kosovarë, gjashtë të mitur. Si pasojë e përleshjes tre nga të dyshuarit kanë pësuar lëndime dhe u është ofruar tretman mjekësor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të të cilit tre nga të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje për 24 orë.

