Loja me pleq për 100 euro pension
Çdo 6 muaj të moshuarit në Kosovë obligohen të dëshmojnë që janë ende gjallë, nëse duan t’i marrin pensionet.
Verifikimi i tyre në këtë formë, është tortorues për moshën e tretë, disa nga të cilët vuajnë nga sëmundje të ndryshme.
Komunat i paguajnë shpenzimet e varrimit për secilin person që ndërron jetë dhe rrjedhimisht e kanë të lehtë t’i marrin ose japin këto shënime, madje edhe në baza ditore.
Pra zgjidhje ka, por duket se shtetit i pëlqen t’i mumdojë pleqtë për 100 euro pension.
Makfire Uzunaliq Osmani, pensioniste nga Gjilani e kondideron këtë shkelje të të drejtave të kësaj kategorie.
Ajo ka kërkuar nga ministri Murati që të gjendet ndonjë formë elekronike për paraqitje çdo 6 muaj.
“Përveç shkeljeve të të drejtave dhe trajtimit si kategori sociale, edhe kjo barrë me u lajmeru qe jemi gjalle, eshte e padrejte ndaj nesh si kategori e merituar e shoqerise”, thotë ajo.
Kërkesa e saj ka marrë përkrahje të gjerë nga pensionistët./Mediafokus

