Luani i restorantit ‘Maja e Zezë’ transferohet në Pyllin e Arinjve
Një grup veterinarësh janë kujdesur për transferimin e luanit.
“Dje pasdite e kemi sjellur luanin Gjoni tek PYLLI I ARINJVE Prishtina. Restorani ku është mbajtur luani Gjoni ishte djegur para disa ditëve.
Gjoni nuk është lënduar. Prandaj, kemi vendosur që menjëherë ta sjellim Gjonin tek PYLLI I ARINJVE Prishtina, pasi që të ushqyerit, kujdesi dhe siguria e tij nuk kanë qenë të garantuara.
Këtu ai do të mbahet në një hapësirë të sigurtë dhe stafi ynë do të ofrojë gjithë kujdesin e nevojshëm.
PYLLI I ARINJVE Prishtina nuk është destinacioni final për Gjonin.
Do të vazhdojmë punën dhe angazhimin që zhvendosja e Gjonit në shtëpinë e tij të përhershme në një nga strehimoret e maceve të mëdha të FOUR PAËS, ku ai mund ta shijojë pjesën e mbetur të tij në një hapsirë sa më të natyrshme dhe më të përshtatshme për llojin e tij, dhe në shoqëri me kafshët tjera të llojit të tij”, kanë njoftuar në facebook Pylli i Arinjëve