Luani i shtëpisë e kafshon burrin në kokë – gjithmonë është thënë se qeni ‘ha’ të zotin e vet në fund
Një ngjarje e rrezikshme dhe krejtësisht e papranueshme ka ndodhur në fshatin Zharrëz të Fierit, ku një luan i mbajtur si “kafshë shtëpiake” ka sulmuar një burrë, duke e kafshuar në kokë.
Pamjet e rënda, që janë bërë virale në rrjetet sociale, tregojnë momentin kur burri tenton të përkëdhelë luanin, por përfundon i sulmuar.
Ndërhyrja e menjëhershme e të zotit të kafshës, i cili godet luanin me shuplakë, ka shmangur një tragjedi të mundshme dhe fatmirësisht, burri ka shpëtuar pa lëndime serioze.
E pabesueshme është se luani ndodhet prej kohësh në një shtëpi private, ndërsa banorët e fshatit kishin dijeni për praninë e kafshës së egër, por askush nuk kishte denoncuar rastin tek autoritetet.
Policia e Fierit ka nisur hetimet dhe po bashkëpunon me institucionet përkatëse për largimin urgjent të kafshës, si dhe ndëshkimin e personave përgjegjës për shkeljen flagrante të ligjit, përfundon njoftimi.
Gjithmonë është thënë se qeni, sa do besnik qoftë, në fund ‘ha’ të zotin e vet, prandaj duhet sjellë mirë e kujdesshëm me kafshë.
