Lugina e Preshevës paralajmëron protestë gjithëpopullore
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë të Preshevës, Nevzad Lutfiu njoftoi përmes një adresimi se po punohet për një protestë gjithëpopullore shqiptare në Serbi.
“Po punojmë për realizimin e një proteste paqësore gjithëpopullore…Diskriminimi që Serbia bën ndaj shqiptarëve ka prekur kufijt e racizimit. S’ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga procesi i pasivizimit të adresave”, tha ai.
“Duke filluar me Medvegjën…i defaktorizuan shqiptarin nga jeta politike, tash ka nisur me Bujanoc…Përmes pasivizimit Serbia po ua heq shqiptarëve të drejtën e votës…Më 2016 është polici i fundit shqiptar i punësuar”, ka thënë ai.

