Lulja nga Shkodra e martuar që 16 vjet me një serb në Zveçan: Unë nuk kam asnjë problem këtu
Në afërsi të protestuesve afër komunës së Zveçanit, qëndron edhe Lulja nga Shkodra.
Euronews në një reportazh të përgatitur për sulmin terrorist në veri, ka realizuar një intervistë me të.
Ajo tregon se është e martuar që 16 vjet me një serb të Zveçanit.
“16 vjet martesë kam këtu”, tha ajo.
“Nuk ke rehati për rininë si po sillet, pleqtë shkojnë. E mira e të mirës është me u qetësu njerëzit. Jam nga Shkodra, jam martuar me serb që 16 vjet. Kam vajzë 12 vjet. E mira e të mirës është me qetësu gjendjen. Po them edhe për Albin Kurtin edhe për Vuçiqin është me i ulë tensionet. Njerëzit nuk durojnë. Si serb si kosovar si te tanë me ulë pak tensionet”, deklaron më tutje ajo.
E kur pyetet nëse Zveçani është tokë e Kosovës apo e Serbisë, ajo nuk përgjigjet. Thotë se si shqiptare, nuk ka asnjë problem në këtë zonë.
“Zvecani? Këtu o krejt problemi, ata e jona e jona. E drejta nuk e di. Jo nuk e kam problem”, tha ajo.
Video nga minuta 14:45:

