Lumbardhi pas tubimit në Zvicër: Kemi vërejtur zhgënjim me qeverinë aktuale dhe shpresë të fuqishme se LDK mund ta bëjë ndryshimin e duhur
Deputeti i LDK-së, Lumbardh Salihu përmes një postimi në Facebook tregoi për mbështetjen e madhe që e mori në Olten të Zvicrës.
Bashkë me të parin e partisë, Lumir Abdixhikun dhe nënkryetarin Lutfi Haziri u treguan falënderues ndaj pritjes nga bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
“Diaspora me ndryshimin Pas një tubimi madhështor në Olten të Zvicrës, ku iu bë një pritje e jashtëzakonshme kryetarit Abdixhiku dhe LDK-së, së bashku me nënkryetarin Lutfi Haziri, kemi zhvilluar dhjetëra takime me bashkatdhetarët që jetojnë në Zvicër.
Jemi shumë falënderues për gjithë këtë mbështetje.
Bashkë do ta bëjmë ndryshimin edhe pas 9 shkurtit.
#behundryshimi #Lumir2015 #LDK”.

