Lumiri heq dilemat, autostrada do të bëhet dhe pikë
Sot ka pasur disa shkrime, ku thuhej se ministri i ri i Inrastrukturës, Lumir Abdixhiku ka vendosur ta stopojë autostradën e Gjilanit.
Por, vetë Abdixhiku ka bërë një sqarim, ku thotë se autostrada do të bëhet dhe pikë.
Ky është statusi i tij në facebook:
Autostrada e Anamoravës do të bëhet dhe pikë. Brenda këtij mandati qeverisës.
Është pika e parë infrastrukturore e programit të qeverisë së re. Por do të bëhet sipas ligjeve në fuqi. Sipas Buxhetit 2020! Me ligj dhe mirë.
Dhe jo vetëm autostrada për Anamoravën.
Sot takova zyrtarët e Bankës Botërore. U dakorduam të përshpejtojmë marrëveshjen për kredi që kishte mbetur në harresë. 60 milionë euro investime në ujëra për ndërtimin e digave në regjionin e Gjilanit dhe kështu adresimin e problemit të thatësisë njëherë e mirë./Mediafokus/

