Lumiri i kthehet familjes, por ka një mesazh politik

Sot ka qenë dita e fundit si ministër i Infrastrukturës dhe Ambientit për Lumir Abdixhikun, shkruan Mediafokus.info.

Ai ka publikuar fotografi me vajzat e tij, duke pohuar se është rikthyer në normalitet.

“Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet. Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë”, ka shkruar Abdixhiku, por pa harruar t’i urojë dy pasardhësit e tij.

“Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëvë për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar ai./Mediafokus.info/