Lumiri: Kosova ka biznese të mira, krejt çka i duhet është një Qeveri që kupton

Dy shtëpi për një ditë prodhohen. Po, dy shtëpi të drurit, prodhohen për një ditë në biznesin Greenhouse në Pejë. Nga aty, eksportohen 100% në Evropë.

Shtëpi të drurit, të fasaduara e kompletuara, të qëndrueshme e mbi të gjitha efiçente.

Anekset e shkollave për mësim tërëditor për kuzhina mund të ndërtohen kështu. Çerdhet e reja po ashtu!

Kosova ka biznese të mira, të forta!
Krejt çka i duhet është një Qeveri që e kupton se pse është Qeveri në radhë fë parë. Jo për të sharë, jo për të fyer, hiç se hiç për t’u ankuar; por për të shërbyer me gjëra konkrete!

Ndryshimi po vjen!
Me të, dhe mendësia e re në Kosovë që primitivizmin e sotëm qeverisës e lë në harresë!