Lumiri: Rrënjët janë të thella, LDK është dashni!

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku ka vazhduar fushatën zgjedhore gjithandej Kosovës. Pas një takimi në Rugovë, ai ka shkruar “Rrënjët janë të thella”.

Postimi i plotë nga takimet e tij të fundit:

Rrënjët janë të thella!
Prandaj ri-ngritja është e pandalshme!
Nga Bjeshkët e Rugovës dje, në Malet e Sharrit sot. Në Dragash takohemi në një tubim masiv, për të vazhduar në Bllacë të Suharekës e në Arbëri të Prishtinës!
Mbajeni frymën pozitive. Mbajeni njerëzorën si vlerë. Fitore po, por fitore me dinjitet. E ardhmja e Kosovës është e bukur!

LDK është dashni!
Natën e mirë Kosovë!