Lushtaku reagon ndaj pretendimit të Haxhiut se sulmoi eskortën e Kurtit
Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila tha se Lushtaku kishte tentuar të sulmonte eskortën e kryeministrit.
Sipas Haxhiut, Lushtaku ka përdorur veturën zyrtare të komunës së Skenderajt për të penguar rrugën e veturës së kryeministrit me qëllim sulmin.
Lushtaku ka mohuar kategorikisht këto akuza në emisionin “Kosova Today” në Klan Kosova, duke thënë se ka qenë duke kryer detyrat e tij të zakonshme, pasi është periudhë fushate, dhe se nuk ka pasur asnjë lidhje me ngjarjen e përmendur.

