Në këtë qytet jeton edhe një person i veçantë. Ai nuk ka shkollë, por flet mëshumë se 10 gjuhë të huaja.

Qysh një fëmijëri kishte dëshirë të mësonte gjuhë të huaja, prandaj iu përvesh punës.

Sot, Refeti flet ‘rafal’ gjuhët shqipe, rome, serbe, maqedonase, bullgare, turke, ruse, gjermane, angleze, italiane e të tjera.

“Jam mësu vet pa shkollë me libra. Veç nuk di me folë si profesori”, tha ai për ATV.

Refeti tregon se kur turistët shkojnë në Prizren, ai u tregon për bukuritë e këtij qyteti dhe trashëgiminë kulturore.

Laroshi tregon se babi i tij ka ditur 18 gjuhë të huaja, ndërsa vetë, pengun më të madh e ka që nuk ka mundur të kryej studimet.