Lutfi Haziri: 12 qershori për shumëkë ishte utopi, u realizua ëndrra e shqiptarëve
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, në 23 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ka thënë se kjo datë për shumëkë ishte utopi, duke shtuar se u realizua ëndrra e shqiptarëve për liri.
Postimi i plotë:
Për shumëkë deri më 12 qershor 1999 liria dukej utopi, por sot 23 vjet më parë, ëndrra shekullore e shqiptarëve të Kosovës u bë realitet.
Falënderim dhe respekt deri në gjunjëzim heronjve, dëshmorëve e martirëve të kombit, të cilët u sakrifikuan për këto ditë të bardha të lirisë.
Falënderim i madh luftëtarëve të UÇK-së, popullit dhe shtetit të aleatëve të Ibrahim Rugovës, për Lirinë, Pavarësinë e Demokracinë e Kosovës!

