Lutfi Haziri: Alban Hyseni nuk e ka votuar ligjin për qytetin e vet deri sa e ka lejuar partia
Lutfi Haziri, kandidat i LDK’së për kryetar të Gjilanit, ka akuzuar kundërkandidatin Alban Hyseni se nuk ka votuar projektligjin për impiantin e ujërave të zeza për këtë qytet.
Komentet Haziri i bëri në emisionin Pressing në T7.
“Kur ka qenë projektligji i impiantit të ujërave të zeza që ka qenë projekti më i madh i pritur në Anamoravë, jo vetëm në Gjilan, me impakt regjional, ne kemi punuar shumë me tri qeveri për ta realizuar. Deputeti i VV’së, kandidat për kryetar të Gjilanit, nuk e ka votuar deri sa e ka lejuar partia për ta votuar”, tha Haziri.
“Deputeti Alban Hyseni, i cili edhe sot është deputet, nuk është larguar asnjëherë, nuk ka votuar ligje sistemore për qytetin e vet derisa nuk i ka thënë partia me e bo. Kjo ka ndodhur gjatë tërë verës që po e lëmë pas”, theksoi Haziri.
“Kur partia ka vendos para shpërndarjes së parlamentit që me votuar një kategori të ligjeve të caktuara në pako në marrëveshje me LDK’në dhe PDK’në, edhe VV’ja atëherë e ka kaluar në seancën e fundit para se me u shpërnda. Ndërkohë kanë humbur javë të tëra për këtë projekt”, shpjegoi ai.

