Lutfi Haziri: Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

Nënkryetari i LDK-së, deputeti Lutfi Haziri, ka thënë se kandidati kësaj partie për kryetar të Gjlanit, Arbër Ismajli, dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin.

Postimi i plotë i Hazirit:

Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin

Gjilani ka vendosur për një raund të ri besimi përmes votës. Përtej LDK-së, partitë që garuan po ia japin besimin Arbërit. Qytetarët e Gjilanit duhet t’i besojnë dhe t’i japin mundësi.

Katër vitet e humbura mos lejoni që të bëhen dekadë e humbur për Gjilanin. Ju lutem, mos lejoni të stërkeqet edhe më tutje qyteti ynë, mos lejoni që ky vend të stagnoj edhe më tutje.

Ju i keni provuar, i njihni mirë, me ta nuk ka zhvillim, por ka veç stagnim. Ata nuk e kanë dijen, nuk e kanë vullnetin e as kapacitetin e Arbërit dhe LDK-së, si besë dhe shpresë për Gjilanin.

Ata që po tentojnë të mbjellin defetizëm, nuk do t’ia arrijnë qëllimit sepse Gjilani njihet si qytet i kryengritësve më të mëdhenj për lirinë e shqiptareve, dhe për rebelim politik sa herë që rrezikohet familja, prona, e ardhmja.

Arbëri dhe armata e njerëzve të LDK-së trashëgojnë gjenet e dashnisë për Gjilanin, familjen, atdheun e Zotin.

Ne e duam Gjilanin më shumë se partinë!

#113 #LDK