Lutfi Haziri demanton mediat për numrin e rasteve aktive me COVID-19
Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka demantuar disa media, të cilat raportuan mbi 100 raste aktive për këtë komunë me COVID-19, raporton Mediafokus.info.
Përmes një postimi në Facebook, Haziri ka njoftuar se bëhet fjalë për 74 raste aktive në Gjilan.
“Në ditën e 192-të të përballjes me pandeminë #COVID19, jam shumë i lumtur që ka rënie të dukshme të rasteve pozitive në Gjilan. Pra, kemi 74 raste aktive, jo siç kanë raportuar disa media të cilat kanë paraqitur numër tjetër. Gjendja është kjo: 982 të infektuar në total, 864 të shëruar, 19 të hospitalizuar, 44 të vdekur dhe 22 mostra në pritje. Faleminderit për lojalitetin që keni treguar. Vazhdojmë me respektim të masave, si mënyra e vetme e parandalimin e përhapjes së virusit!”, ka shkruar ai./Mediafokus.info/

