Lutfi Haziri: Disa kolegë t’mi janë kap për krahë të Lumirit me shpëtu politikisht
Nënkryetari i Parë i LDK’së, Lutfi Haziri, ka folur për herë të parë për përkrahjen publike që disa kolegë të tij ia bënë Lumir Abdixhikut, para Kuvendit të jashtëzakonshëm zgjedhor të 15 marsit, raporton Mediafokus.info.
Sipas Hazirit, ata që i dolën në përkrahje publike ndaj kandidaturës së Abdixhikut, nuk e kanë pasur për qëllim shpëtimin e partisë, por shpëtimin e tyre politik.
“Lumiri (Abdixhiku) për 4 vjet të aderimit në LDK, në tri beteja politike për deputet doli i votuar dhe disa kolegë të mi e panë si shpëtim politik. Nuk e kanë pa për Lumirin. Nuk është ajo që ‘po ia bëjmë Lumirit një mundësi’, por e kanë pa shpëtimin e tyre te Abdixhiku. Janë kap për krahë të Lumirit me shpëtu vet. Në politikë, dikujt i duhet gjithmonë hija politike, me u mshef mbas dikujt dhe me nga mbas suskesit të dikujt. Kjo është e mirë. Lideri ta jep një mundësi, por nuk ka shancë me ia fitu zgjedhjet dikujt në Komuna. As Ibrahim Rugova s’ka mujt me ia fitu zgjedhjet krejt kandidatëve napër Komuna”, ka thënë Haziri, në emisionin Pressing të T7, transmeton Mediafokus.info.
Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor për kryetar të LDK’së është mbajtur me 15 mars dhe fitues doli Lumir Abdixhiku karshi Lutfi Hazirit e Besian Mustafës, derisa Anton Quni u tërhoq për t’i dhënë përprahje të parit.
Përkrahje publike për Abdixhikun para Ditës D, kishin dhënë Imri Ahmeti, Gazmend Muhaxheri e Xhafer Tahiri.
Tashmë, tre nënkryetarët e kësaj partie janë zyrtarizuar si kandidatë për kryetarë të komunave nga vijnë.
Lutfi Haziri synon mandatin e tretë radhazi në Gjilan dhe sondazhet e fundit e nxjerrin atë fitues të madh.
Për Lipjan rikandidon Imri Ahmeti, për Pejë, Gazmed Muhaxheri, e në Vushtrri Xhafer Tahiri.
Thuhet se në rast të ndonjëri nga ta i humb zgjedhjet, do t’u kërkohet dorëheqja nga pozitat partiake./Mediafokus.info/
Ndiqeni deklaratën e Hazirit nga minuta e 27-të:

