Lutfi Haziri: Faleminderim deri në përulje 8.000 rugovistëve të Gjilanit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, është shprehur i emocionuar me tubimin e sotëm në Gjilan, për të cilin tha se morën pjesë 8 mijë rugovistë.
Statusi i plotë i Hazirit:
Faleminderim deri në përulje 8.000 rugovistëve të Gjilanit për Manifestimin më të Madh Politik ndonjëherë
Kështu, në mënëyrë madhështore, solemne e me plot dashni, siç dinë gjilanasit e mi, e mirëpritëm kryeministrin tonë në ardhje e mikun tim, Dr. Lumir Abdixhiku.
Ky është emocioni dhe vlerësimi më i madh që kam marrë ndonjëherë në fushatë elektorale dhe ky besim, mua dhe kolegët e mi, nuk na bënë më kryelartë, por, përkundrazi, më kokëulur, me angazhim e përgjegjësi edhe më të madhe në punë.
Ky ishte vizioni i presidentit tonë historik Ibrahim Rugova, të cilit i bëjmë homazh e i falënderohemi me përulje përjetë!
Zotohemi se do të jemi gardianë të projekteve zhvillimore të Gjilanit.
Do të mbetem gjithmonë, Lut4 Juaj!
#LDK124
#LumirAbdixhiku1 ✅
#LutfiHaziri4 ✅
#LirijeKajtazi18 ✅
#ValentinaBunjakuRexhepi21 ✅
#AvdylAliu67 ✅
#BardhylSyla68 ✅
#BesimGuda70 ✅
#BëhuNdryshimi
