Lutfi Haziri flet në superlativ për mësuesin e ndjerë, Fetah Hajrullahu

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Hajrullahu, me rastin e ndarjes nga jeta të veteranit të arsimit, Fetah Hajrullahu.

“E nderuara familje Hajrullahu,

Me pikëllim të thelle e mora lajmin për ndarjen nga jeta të veteranit të arsimit, Fetah Hajrullahu.

Mësuesin Fetah do ta kujtojmë përgjithmonë për kontributin e jashtëzakonshëm për disa dekada në arsim, duke nxjerrë kuadro që sot janë profesionistë të mëdhenj të fushave.

Familje e nderuar Hajrullahu, në këto momente të rënda, ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Zoti ua lehtësoftë dhembjen!”, thuhet në telegram.