Lutfi Haziri flet pas takimit me ambasadorin amerikan: 32 vjet besim i përbashkët për liri, pavarësi e demokraci
Nënkryetari i parë i LDK-së, Lutfi Haziri, ka folur pas takimit që pati sot me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier, në selinë e LDK-së, i cili u realizua me ftesë të kreut të saj, Lumir Abdixhiku.
Nëpërmjet profilit të tij në Facebook, Haziri e vlerëson miqësinë 32 vjeçare me besim të përbashkët për liri, pavarësi e demokraci.
“32 vjet besim i përbashkët për Liri, Pavarësi e Demokraci.
#marrëdhënieSpecialemeSHBA #FalemnderitAmbasadorHonvenier”, ka shkruaj Haziri.


