Lutfi Haziri: Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!

Nënkryetari i LDK-së, njëherësh kandidat për deputet me numër 5, Lutfi Haziri, ka thënë se Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK-ja.

Postimi i plotë:

Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!

Sot strukturat e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan finalizuan përgatitjet për zgjedhjet 28 dhjetorit.

Mobilizimi politik i LDK-së po bëhet me qytetarin dhe me shpresë e besim të madh që rolin tonë në ruajtjen e lirisë dhe demokracisë së vendit, qytetarët do t’ia kthejnë besimin partisë shtetformuese.

Kandidatët nga LDK e Gjilanit janë autoritete politike e profesionale, të ndershëm e me integritet të lartë moral e dinjitet njerëzor.

Bashkë, do të vazhdojmë të jemi gardianë të demokracisë, zhvillimit dhe rikthimit të madh të LDK-së.

Besimin tuaj, do t’ua kthejmë me punë të hajrit e dashni për Gjilanin.

Gjilani e Anamorava janë braktisur nga qeveria, por jo nga LDK!

#LutfiHaziri5

#ArberIsmajli28

#ValentinaBunjakuRexhepi32

#RexhepKadriu52

#BesimGuda98

#AferditaBalajAjdini99

#XhylijeIbrahimi93

#LDK123

#ZgjedhShpresen